Aktualitet

“Qarkullimi në Korçë-Dardhë pa probleme”, ARRSH: Shoferët të bëjnë kujdes

1 Shkurt 2022, 10:39 Nga DOSJA
“Qarkullimi në Korçë-Dardhë pa probleme”,

KORÇË – Autoriteti Rrugor Shqiptar raporton se qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Korçë-Dardhë vijon pa probleme. Në një njoftim në faqen zyrtare, ARRSH komunikon se po punohet për pastrimin e dëborës nga rruga dhe po shpërndahet kripa për shkrirjen e saj.

ARRSH u bën apel drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes kur të kalojnë në këtë aks duke reduktuar shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

NJOFTIMI I ARRSH:

Në aksin rrugor Korçë-Dardhë vazhdojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë

Reshjet e dëborës janë rikthyer sërish në zonat malore të Shqipërisë. Dibra, Bulqiza, Korça, etj janë mbuluar nga dëbora e madhe.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dëborë në korçë dëborë në korçë

Sondazh

Poll