Aktualitet

Aksidenti në ‘Qafë-Thanë’/ Arrestohet Inspektori i Korçës, ishte ‘tapë’ në timon

1 Shkurt 2022, 11:32 Nga DOSJA
Aksidenti në ‘Qafë-Thanë’/ Arrestohet Inspektori i

KORÇË– Inspektori i Korçës është arrestuar ditën e sotme nga Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së pasi ka përpasur me mjetin tip ‘Volksvagen’. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në segmentin rrugor Pogradec-Librazhd, në vendin e quajtur Qafë Thanë. Punonjësi i policisë me inicialet A. K. rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, pasi në testin e parë rezultoi në masën 0.88 mlg/l dhe në testin e dytë 0.85 mlg/l.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 29.01.2022, nga ana e Drejtorisë Rajonale të SHÇBA-së Elbasan-Korçë është bërë arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë A. K., 55 vjeç, me gradën Inspektor dhe me detyrë trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, në DRKM Korçë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. Më datë 29.01.2022, rreth orës 19:15, në segmentin rrugor Pogradec-Librazhd, në vendin e quajtur Qafë Thanë, ka ndodhur një aksident rrugor me dëme material, ku automjeti “Opel”, i cili drejtohej nga punonjësi i policisë, A. K. është përplasur me automjetin “Ëolksvagen” me drejtues shtetasin M. P. Nga testimi me aparat Drager për përdorimin e alkolit, rezultoi se punonjësi i policisë drejtonte automjetin në gjendje të dehur, pasi në testin e parë rezultoi në masën 0.88 mlg/l dhe në testin e dytë 0.85 mlg/l. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Opel” dhe dokumentacioni përkatës, ndërsa materialet me veprimet e para hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce korce aksident ne korce korce

Sondazh

Poll