Politike

LSI kundër ‘Këshillim Kombëtar’/ Kryemadhi: Rama të rikthejë referendumin

31 Janar 2022, 19:32 Nga DOSJA
LSI kundër ‘Këshillim Kombëtar’/ Kryemadhi: Rama

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi kërkon rikthimin e referendumit në vendin tonë. Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan se nisma e kryeministrit Edi Rama për Këshillimi Kombëtar i nisur nga qeveria do të ketë të njëjtin fat dështues si dialogu farsë për universitetin. Ndaj dhe sipas saj, në vend duhet miratimi sa më parë i një ligji evropian për referendumet është domosdoshmëri.

“Propaganda e Edi Ramës me emrin ‘Këshillim Kombëtar’ do të ketë të njëjtin fat dështues si dialogu farsë për universitetin. Shumë zhurmë për asgjë, sa për të mbuluar zullumet e qeverisë. Edi Ramës nuk i intereson opinioni i qytetarëve, sepse qeverisja e tij është vetëm në shërbim të interesave personale. Faktet flasin me qartë se sloganet! Miratimi sa më parë i një ligji evropian për referendumet është domosdoshmëri për rikthimin e sovranitetin tek qytetarët. Vetëm shprehja e vullnetit përmes referendumit, i cili kthehet në një vendimmarrje detyruese për t’u zbatuar, është Këshillimi Kombëtar i vërtetë që meritojnë shqiptarët. Sapuni për djath nuk mund të jetë më alternativë për shqiptarët,”-shkruan Kryemadhi.

Deri më tani, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se mbi 60 mijë qytetarë e kanë marrë dokumentin për Këshillimin Kombëtar. Në këtë dokument, por edhe online në www.keshillimikombetar.al, ka 12 pyetje që duhet të japin përgjigjen e tyre, nga 3 alternativa. a

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama keshillimi kombetar monika kryemadhi edi rama keshillimi kombetar monika kryemadhi

Sondazh

Poll