Politike

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Ministri i Kosovës: Rrit shkëmbimet tregtare

31 Janar 2022, 19:16 Nga DOSJA
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Ministri i Kosovës: Rrit

DURRËS- Ministrja e Infrastruktues Belinda Balluku si dhe homologu i saj nga Kosova Liburn Aliu janë takuar ditën e sotme në Portin e Durrësit. Ata kanë biseduar rreth ndërtimit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Gjatë takimit, sipas Ministrit Aliu, ata kanë biseduar në lidhje me projektin, duke shtuar se Porti i Durrësit duhet të lidhet me patjetër me projektin e hekurudhës.

“Porti duhet të lidhet me hekurudhën, do të krijohet mundësinë që mallrat që vijnë në Portin e Durrësit të mos kenë destinacion vetëm Kosovën por të gjithë rajonin. Projekti i hekurudhës do të ketë edhe ndikim mjedisor, pasi nuk do të vijnë 40 kontejner por do të jetë një tren që do ti marrë të gjithë”, tha Aliu.

Nga ana tjetër, Balluku tha se në këtë projekt janë angazhuar të dyja qeveritë, duke shtuar se njëtrajtshëm nga të dyja krahët. Ajo tha se po studjojnë mundësinë që Porti i Durrëst të spostohet në një zonë industriale.

Në këtë projekt jemi angazhuar të dyja qeveritë kanë vënë buxhet nga të dyja krahët për nisjen e studimit të fizibilitetit dhe kohë për të bërë studimin, dhe menjëherë pas marrjes së studimit të fillojmë dizajnimin e projektimit të detajuar për të hapur garën për të ndërtuar hekurudhën. Kemi bërë një analizë të thelluar, studim fizibiliteti dhe gjithçka tjetër të cilat na kanë nxjerrë një rezultat të qartë, që porti Ndërkombëtar Komercial i Durrësit duhet të s’postohet në një zonë industriale dhe duke i lënë mundësinë qytetit të kthehet në një hotspot turistik të Mesdheut. Do të vazhdojnë operimet këtu, duke krijuar sa më shumë hapësirë këtu për nisjen e projektit në muajit në vijim për nisjen e projektit të ballinës ujore dhe të marinës së jahteve”, tha Balluku.

Ndërtimi i portit turistik të Durrësit do të kushtoj rreth 2 miliardë euro dhe do të ndërtohet nga kompania EMAAR e Emirateve Arabe, e cila propozoi projektin për të zhvilluar në Portin e Durrësit shërbime të dedikuara për turizmin dhe zhvillimin e “Real Estate” në nivel luksi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku liburn aliu belinda balluku liburn aliu

Sondazh

Poll