Aktualitet

Gjyqi i shkarkimit të Metës në GJK, këshilltari Dervishaj: Të dorëhiqen anëtarët

1 Shkurt 2022, 09:57 Nga DOSJA
Gjyqi i shkarkimit të Metës në GJK, këshilltari Dervishaj:

TIRANË – Presidenti Ilir Meta ka kërkuar dorëheqjen e anëtarëve të trupit gjykues të çështjes së shkarkimit të tij në Gjykatën Kushtetuese. Nëpërmjet këshilltarit ligjor Bledar Dervishaj, Meta sulmon Gjykatën Kushtetuese se ka marrë kompetecant e parlamentit. Vonesa e nisjes së punës së organit më të lartë ligjor kushtetues në vend dhe tejkalimi i afatit të nisjes së procedimit të çështjes të shkarkimit të kreut të shtetit nga Parlamenti ka krijuar mosbesimin e Presidencës ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Presidencës, kjo çështje duhej të kishte marrë vendim përfundimtar.

“Në këtë shkrim ka disa paragraf ku kuptohet se Përparim Kalo (relatori i çështjes së shkarkimit të Metës) është i njëanshëm. Herë duket sikur kërkon dorëheqjen e herë sikur kërkon mandat të ri.

Me anë të këtij shkrimi Kalo kërkon nga parlamenti ti zgjasë mandatin, ku parlamenti ka në procedurë parlamentare disa emra për zgjedhje. Ky fakt e bënë gjyqtarin të jetë i njëanshëm edhe duhet të dorëhiqet.

Kërkojmë që cdo anëtar të shprehet për paanshmërinë e tij përpara se të nis gjykimi në themel i cështjes. Ditën e djeshme pasi u njohëm me disa dokumente. Konstatojmë se ka të tjera shkelje nga kushtetuesja. Është shkelur afati tre mujor nga kushtetuesja, ku duhej të ishte vendosur kalimi apo jo në seancë plenare. Pasi gjyqtarët dëshironin të iknin me leje vjetore.

Gjykata kushtetuese ka marrë atributet e parlamentit dhe pse parlamenti s’ja ka dhënë. Kushtetuesja duhet të ishte në punë por ka zgjedhur të pushojë duke shkelur afatin për tre muaj që duhet të vendoste për këtë cështje.

Ky akt nuk ka vlerë juridike. Gjykata ka shkelu afatin 3 mujor për t’u shprehur me vendin për të kaluar apo jo në seancë plenare. Legjislatura që shkarkoi Metën i përfundoi afati më 9 shtator, edhe gjykimi duhet të përfundonte brenda këtij afati.

Presidenti nuk ka besim tek kjo trupë gjyqësore për të shqyrtuar këtë cështje kaq të rëndësishme.

Nëse kushtetuesja do të kishte vullnet për ta shqyrtuar këtë cështje. Do të kishte përfunduar ky gjykim prej kohësh. Nëse do të refuzohet dorëheqja nga ju.

Presidenti paraqet kërkesë individuale për dorëheqjen e cdo njërit prej jush dhe është depozituar 25 min përpara se të nisë seanca”, lexoi relacionin e presidentit Meta këshilltari i tij, Bledar Dervishaj.

LAJMI KRYESOR: Kushtetuesja shqyrton kërkesën për shkarkimin e Metës, Presidenti çon përfaqësues

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gjykata kushtetuese shkarkimi i metes 2 gjykata kushtetuese shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll