Politike

Me valle e flamuj shqiptarë, Kryemadhi solidarizohet me mësuesin, kërcen në TikTok

31 Janar 2022, 19:51 Nga DOSJA
Me valle e flamuj shqiptarë, Kryemadhi solidarizohet me mësuesin,

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka postuar në video në TikTok duke kërcyer. Në video, Kryemadhi shihet duke kërcyer me kryetaren e Lëvizjes Rinore për Integri, Floida Kërpaci. Duke mbajtur flamuj nëpër duar, ato kërcejnë me valle popullore shqiptare, duke u solidarizuar në këtë mënyrë me mesuesin e biologjisë në Kosovë, Lulzim Paçin, për të cilin kanë kërkuar që ta heqin nga puna për shkak të videove që ka postuar në Tik Tok duke kërcyer.

E gjithë zanafilla e zhurmës së krijuar për Lulzim Pacin, nisi nga videoja e shpërndarë nga deputetja Ujkani, e cila kërkoi nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri dhe Drejtoria e Arsimit marrjen e masave dhe shkarkimin e tij nga puna. Kjo pasi sipas saj vallëzimi ishte i pahijshëm e denigrues. Por duket se e gjitha është kthyer në “boomerang”, pasi mësuesi, i cili shfaqej duke kërcyer valle shqiptare, ka ngjallur reagime të forta. Personazhe të njohur në Kosovë e Shqipëri, kanë dalë krah tij, duke e imituar në rrjetin social “Tik Tok”, ndërsa pamjet e mësuesit duke u përlotur për shkak të komenteve kanë bërë xhiron e rrjetit duke i prekur të gjithë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike floida kerpaçi lulzim paci monika kryemadhi vallezimi i lulzim pacit floida kerpaçi lulzim paci monika kryemadhi vallezimi i lulzim pacit

Sondazh

Poll