Politike

Koalicioni/ Berisha ka folur me Metën? Floida Kërpaçi: Pyeteni! Unë s’i di detajet

31 Janar 2022, 21:39 Nga DOSJA
Koalicioni/ Berisha ka folur me Metën? Floida Kërpaçi: Pyeteni!

TIRANË– Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi nuk ka dhënë asnjë të dhënë lidhur me prapaskenat e negociatave të forcës së saj politike dhe Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Në një lidhje live në emisionin “Opinion”, ajo preferoi që të mos i komentonte deklaratat e Berishës se “vulën” koalicionit ia kishte vënë me presidentin Ilir Meta.

Ftoni zotin Berisha t’ua shpjegojë, unë nuk kam informacion. Di të them që Braimllari dhe Vasili kanë biseduar me Komisionin e Rithemelimit përsa i përket koalicionit dhe pikave të tij. Ka qenë diçka natyrale që i duhej këtij vendi,”-u shpreh ajo në fjalën e saj.

Ndërkohë që sot, Berisha bëri me dije për herë të parë se për arritjen e koalicionit ishte takuar me presidentin Ilir Meta, duke mos e përmendur në asnjë moment kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike floida kerpaçi sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 floida kerpaçi sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll