Politike

A do japë dorëheqjen Basha nëse humbet 6 bashkitë? Grida Duma: Të shohim…

31 Janar 2022, 20:24 Nga DOSJA
A do japë dorëheqjen Basha nëse humbet 6 bashkitë? Grida

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur sot për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit dhe përçarjen e PD-së. Në fjalën e saj në emisionin “Zona Zero”, e pyetur nëse Basha do të duhet që të dorëhiqet nëse nuk fiton zgjedhjet e 6 marsit, ajo nuk dha një përgjigje duke kërkuar më shumë kohë. Ndërsa lidhur me votimet që do të bëhen në Durrës, Duma si një ish-garuese për kryebashkiake, u shpreh se nuk është bastion i asnjë partie.  

PJESË NGA INTERVISTA:

Fiton PS në 6 bashkitë nga përçarja e PD-së?

Grida Duma: Fituese në 6 bashkitë e përjashtoj si mundësi, ka opsione në Shkodër, Durrës e Rrogozhinë. Jo të gjitha bashkitë shihen me të njëjtën formulë. Durrësi është bashki shumë diferente nga momenti në moment. Nuk është basion, sepse mund të të japë në çdo moment surprizë.

A do japë dorëheqjen Basha nëse humb 6 bashkitë ?

Grida Duma: Në politikë nuk ka nëse. Por dua të jem e vërtetë me demokratët dhe shqiptarët kur vjen puna për mbajtjen e përgjegjësive. Të shohim rezultatet pastaj do flasim. Do di të jem sërish e qartë. Unë po ndjej vibracione të ndërgjegjësimit të demokratëve.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike grida duma zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 grida duma zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll