Politike

Erion Braçe gjen shkakun: Fajin për rritjen e çmimeve e kanë ndryshimet klimatike

31 Janar 2022, 14:28 Nga DOSJA
Erion Braçe gjen shkakun: Fajin për rritjen e çmimeve e

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka gjetur shkakun se përse po rriten çmimet e ushqimeve. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Braçe shkruan se për shkak të temperaturave të ulëta, po harxhojmë më shumë, e rrjedhimisht do të paguajmë më shumë për çdo gjë.

“Harxhojme me shume, paguajme me shume. Kjo eshte klima qe po rrit faturat! Ne ane tjeter, dimri i ftohte dhe i thate, po kufizon burimet ujore e per pasoje burimet tona energjitike te varura prej ujit! Kerkesa po rritet, oferta po zvogalohet! Ky eshte problemi; eshte shkaktuar nga ndryshimi disa vjecar i klimes! Na duhen burime te reja energjie, te pavarura nga uji dhe te drejtuara nga dielli dhe era; na duhet liberalizim tani per ti patur me shume energji; per te rritur oferten ne energji, per te kontrolliar faturat e qytetareve, familjareve!,”-shkruan socialisti ndër të tjera.

POSTIMI I BRAÇES:

 

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

NDRYSHIMI I KLIMES PO BEN #FATURAT TONA ME TE SHTRENJTA! Duke nisur nga fatura e ENERGJISE, per qytetaret, familjaret, shtetin. Ne janar, thuajse te gjitha ditet ishin me temperatura nen zero, madje gjysmat e tyre me temperatura nen -3 grade; KJO ESHTE KLIMA E NDRYSHUAR! 28.5, 28.6, 28.7 Gë arriti konsumi i energjise elektrike te hene, te marte e te merkure te javes qe shkoi, DITET ME TE FTOHTA! Nuk eshte ndricim, eshte ngrohja! Ne nuk e kemi rritur CMIMIN E ENERGJISE si per familjaret edhe per biznesin, po konsumi kaq i larte i energjise do e bej faturen e energjise per janarin me te madhe ne vlere;
Harxhojme me shume, paguajme me shume. KJO ESHTE KLIMA QE PO RRIT FATURAT!

Ne ane tjeter, dimri i ftohte dhe I THATE, po kufizon burimet ujore e per pasoje burimet tona energjitike te varura prej ujit! KERKESA PO RRITET, OFERTA PO ZVOGALOHET! Ky eshte problemi; Eshte shkaktuar nga NDRYSHIMI DISA VJECAR I KLIMES! Na duhen burime te reja energjie, te pavarura nga uji dhe te drejtuara nga dielli dhe era; na duhet liberalizim tani per ti patur me shume energji; PER TE RRITUR OFERTEN NE ENERGJI, PER TE KONTROLLIAR FATURAT E QYTETAREVE, FAMILJAREVE!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion brace tirane erion brace tirane

Sondazh

Poll