Politike

Humbje në 6 mars? Berisha: Komisioni i Rithemelimit do të mbajë përgjegjësi, por…

31 Janar 2022, 13:12 Nga DOSJA
Humbje në 6 mars? Berisha: Komisioni i Rithemelimit do të mbajë

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk do të ndiqen të njëjtat standarte për humbjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit në krahasim me ato të përgjithshme. Lidhur me koalicionin “Shtëpia e Lirisë” dhe mënyrën e mbështetjes së kandidatëve të Komisionit të Rithemelimit, lideri historik i PD tha se këta kandidatë kanë mbështetje të madhe lokale dhe do të kenë përkrahjen e të gjithë spektrit opozitar.


PJESË NGA KONFERENCA E PREZANTIMIT TË 6 KANDIDATËVE TË KOMISIONIT TË RITHEMELIMIT
Pyetje: Çfarë përgjegjësie mban Komisioni i Rithemelimit në momentin që nuk do të jenë fitues kandidtët?
Tani sigurisht që do të mbajë përgjegjësi komisioni, por nuk mund të them se standarti i përgjithshëm është ai i 6 bashkive. Por nuk mund të mbahen të njëjtat qëndrime, siç mund të mbaheshin për zgjedhjet në shkallë vendi.

A do mbështeten kandidatët nga koalicioni?
Përderisa është një proces, nuk ka vend për koment pa u finalizuar procesi. Këta kandidatë kanë një mbështetje të gjerë në spektrin politik lokal. Kjo është një risi. Janë kandidatë të pëlqyer shumë nga opozita.
Do mbështetet nga i gjithë spektri poltik opozitar i vërtetë.

LAJMI KRYESOR: ‘Shtëpia e lirisë’, Berisha në koalicion me LSI më 6 mars: Bisedime dhe me të tjerë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni i rithemelimit te pd sali berisha shtëpia e lirisë zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars komisioni i rithemelimit te pd sali berisha shtëpia e lirisë zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll