Politike

“Më pak investitorë të huaj se rajoni”, Meta: 3.75% norma e interesit e Eurobondit

31 Janar 2022, 11:49 Nga DOSJA
“Më pak investitorë të huaj se rajoni”, Meta: 3.75%

TIRANË – Presidenti Ilir Meta shprehu për numrin e pakët të investitorëve të huaj që vijnë në vendin tonë. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit tha se për shkak të normës së interesit për emetimin e Eurobondit (më e larta në rajon), Shqipëria nuk ka mundësi të tërheqë biznesmenë të huaj që të investojnë në vendin tonë.

Sipas tij, vendet e rajonit ofrojnë politika më të mira ndaj investimeve të huaja.

POSTIMI I ILIR METËS:
Ekonomitë e vendeve të rajonit janë shumë më tërheqëse për investitorët e huaj, të cilët kanë më shumë besim në politikat e qëndrueshme, që po zbatohen në këto shtete krahasuar me Shqipërinë.

Në vitin 2021, Maqedonia e Veriut emetoi Eurobondin me afat maturimi 10–vjeçar me normë interesi 1.625%, Serbia me normë interesi 1.65%. Ndërsa Shqipëria me normë interesi 3.75%.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike eurobond ilir meta investimet e huaja ne shqiperi eurobond ilir meta investimet e huaja ne shqiperi

Sondazh

Poll