Politike

Koalicion me Berishën, LSI: Deputeti Basha na provokon, kandidatët i caktoi me zarfa

31 Janar 2022, 14:17 Nga DOSJA
Koalicion me Berishën, LSI: Deputeti Basha na provokon, kandidatët i

TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim ka konfirmuar koalicionin me ish-kryeministrin Sali Berisha. Në një postim në rrjetet sociale LSI quan kryedemokratin Lulzim Basha ‘deputet’ duke lënë të kuptohet se nuk e njeh si kryetar të Partisë Demokratike. Reagimin e PD-së për koalicionin mes tyre dhe Berishës nën emrin ‘Shtëpia e Lirisë’, LSI e konsideroi provokim.

“I tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme, deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh. Të gjithë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë,”- shkruan LSI në postim.

LAJMI KRYESOR: 6 marsi/ Berisha e LSI garojnë me Shtëpia e lirisë: Bisedime me të tjerë, logo të re

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll