Politike

Bindja Demokratike mbështet kandidatët e opozitës: Votoni më të mirin

31 Janar 2022, 19:21 Nga DOSJA
Bindja Demokratike mbështet kandidatët e opozitës: Votoni më

TIRANË– Bindja Demokratike mbështet kandidatët e opozitës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Lajmi është bërë me dije zyrtarisht nga ana e partisë, duke mos e bërë me dije ende sesi do të ndahej mbështetja për garuesit në 6 bashkitë. Po ashtu, në njoftimin, 15 ditë para nisjes së fushatës, BD thekson se mosarritja e konsensusit për pasjen e një kandidati të përbashkët përballë qeverisë dëmton shumë interesat e opozitës.

POSTIMI I PLOTË:

Bindja Demokratike mbështet kandidatët e opozitës dhe inkurajon zgjedhësit që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, duke vlerësuar sipas rastit individin më të mirë. Bordi Drejtues i saj në mbledhjen e sotme vlerësoi se mosarritja e konsensusit për pasjen e një kandidati të përbashkët përballë qeverisë i dëmton shumë interesat dhe pritshmeritë e opozitës në të gjashta njësitë vendore. Por kjo është një kosto, të cilën duhet ta mbajnë më shumë ata që e shkaktuar, edhe pse ajo cënon drejpërsëdrejti interesat e zgjedhësve të tyre.

Kjo është një faturë e madhe, që përmbledh vendimin e marrë për djegien e mandateve, që u shoqërua më pas me bojkotimin e zgjedhjeve, si dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit të brendshëm në Partinë Demokratike. Në kushtet e krijuara çdo kandidaturë e re nga radhët e opozitës vetëm se do ta rëndonte edhe më tepër pozitën e saj në raport me maxhorancën dhe do të zbehte edhe më shumë shanset për fitore. Ndaj duke i qëndruar strikt parimit të shpallur që gjatë zgjedhjeve të vitit 2019, Bindja Demokratike fton qytetarët e 6 bashkive që më 6 mars të zgjedhin atë që kanë apo ndjejnë më afër tyre prej kandidatëve të opozitës

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bindja demokratike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 bindja demokratike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll