Politike

Kandidat i Berishës në Lushnje, Bano: Qyteti im s’është i krimit dhe i korrupsionit

31 Janar 2022, 12:42 Nga DOSJA
Kandidat i Berishës në Lushnje, Bano: Qyteti im

TIRANË– Elton Bano, kandidat i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale të 6 marsit ka premtuar se do ta bëjë që ky qytet të njihet për artin e kulturën. I prezantuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, Bano tha se Lushnja nuk mund të njihet për krim e korrupsion.

“Të gjithë demokratët shprehën vullnetin e tyre përmes votës për kandidatin që donin t’i përfaqësonte. Flenderime për demokratët dhe kandidatët që treguar seriozitet dhe integritet gjatë garës. Angazhohem se do ta fitojmë Bashkinë Lushnje dhe se do t’i kthejmë qytetit të Lushnjes atë që i ka munguar. Qyteti im nuk është qyteti i krimit dhe i korrupsionit, është qyteti i artit, i të bukurës dhe qyteti i Kongresit të Lushnjes,”- tha Bano ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR:6 marsi/ Berisha e LSI garojnë me Shtëpia e lirisë: Bisedime me të tjerë, logo të re

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll