Bota

Lajçak dhe Escobar mbërrijnë në Kosovë, takohen me Osmanin (Detajet)

31 Janar 2022, 15:41 Nga DOSJA
Lajçak dhe Escobar mbërrijnë në Kosovë, takohen me

PRISHTINË – Zv/ndihmës-sekretari i SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe Gabriel Escobar dhe I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak mbërritën pas orës 16:00 në Prishtinë. Ata u pritën nga presidentja Vjosa Osmani.

Të tre u drejtuan në Pallatin Presidencial të Kosovës, ku po bisedojnë pa praninë e mediave dhe me dyer të mbyllura. Sipas mediave në Kosovë, presidentja Osmani nuk do të mbajë deklaratë për mediat, por do të publikohet një deklaratë për shtyp. Ndërkohë, Lajçak dhe Escobar do të dalin në konferencë të përbashkët ditën e mërkurë.

Më pas, të dy diplomatët do të takohen me kryeministrin Albin Kurti në orën 17:00.

Në fokus të bisedave do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit për Krijimin e Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe avancimi i dialogut Kosovë- Serbi.

Më herët, Osmani tha se nuk do të lejohet krijimi i një Republike të dytë Srpska në Ballkan. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm serb Nikola Sekoleviç kritikoi Perëndimin se po hesht ndaj bashkëpunimit të shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë për bashkimin e dy vendeve si dhe po mban krahun e shtetit të Kosovës për zvarritjen e marrëveshjes për themelimin e asosacionit të komunave serbe në këtë vend. Gjithashtu, diplomati serb shtoi se Kosova është përgjegjëse për pengesën e dialogut me Serbinë.

LAJMI KRYESOR: Escobar e Lajçak sot në Kosovë! Dialogu dhe Asociacioni pikat kyçe të diskutimit

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti asosacioni i komunave me shumice serbe ne kosove dialogu kosove-sebi lajcak dhe escobar ne kosove miroslav lajčák vjosa osmani albin kurti asosacioni i komunave me shumice serbe ne kosove dialogu kosove-sebi lajcak dhe escobar ne kosove miroslav lajčák vjosa osmani

Sondazh

Poll