Bota

Takimi me Eskobar dhe Lajçak, Osmani: Serbia po e bllokon progresin në dialog

31 Janar 2022, 17:12 Nga DOSJA
Takimi me Eskobar dhe Lajçak, Osmani: Serbia po e bllokon progresin

PRISHTINË – Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tregoi nëpërmjet një komunikate për shtyp të Presidencës se çfarë bisdedoi me zv/ndihmës-sekretarin e SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

Është tashmë e qartë se Serbia po e bllokon progresin në dialog nëpërmjet qasjes së saj jokonstruktive”, tha Osmani në bisedë me Lajçak dhe Escobar.

Kryetarja e shtetit u bëri me dije dy emisarëve të lartë se është Serbia ajo që po pengon qartë avancimin e dialogut dhe marrëdhënieve me Kosovën duke mos zbatuar një sërë marrëveshjesh të firmosura mes dy vendeve. Osmani e konsideroi qasjen e Serbisë ndaj Kosovës si jokontruktive dhe kërkoi që marrëveshja përfundimtare për njohje reciproke nuk duhet të cënojë sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës.

KOMUNIKATA E PRESIDENCËS SË KOSOVËS:
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani sot priti në takim Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajčák dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve, njëherit përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për të diskutuar mbi zhvillimet në dialog dhe se si mund të ecet përpara me dialogun Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Osmani theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar për dialog që ka në qendër njohjen reciproke dhe u shpreh se Kosova e ka dëshmuar këtë me angazhimin e saj aktiv dhe me propozimet e bëra përgjatë procesit. Ajo gjithashtu përsëriti qëndrimin e Kosovës se marrëveshja për njohje reciproke nuk duhet të prekë sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës.

“Është tashmë e qartë se Serbia po e bllokon progresin në dialog nëpërmjet qasjes së saj jokonstruktive”, potencoi Presidentja.

Duke vënë në pah konstruktivitetin e Kosovës, Presidentja, gjithashtu bëri të qartë se lista e marrëveshjeve që nuk janë  zbatuar nga Serbia është e gjatë dhe duhet të trajtohet urgjentisht nëse duam të rivendosim besimin në procesin e dialogut. Ajo tha se Serbia jo vetëm që vazhdon të mos zbatojë marrëveshjet e mëparshme, por ajo gjithashtu shfaq pengesa të qarta sa herë që marrin pjesë në takimet e organizuara në kuadër të dialogut në Bruksel. Në këtë drejtim, Presidentja tha se pret trajtim të barabartë të palëve në këtë proces nga ana e Bashkimit Evropian si ndërmjetësues i dialogut.

Presidentja po ashtu theksoi edhe një herë rëndësinë absolute të ndriçimit të fatit të personave të zhdukur me dhunë si prioritet i procesit të dialogut. 

Zbatimi i marrëveshjes së krijimit të asosacionit të komunave serbe në Kosovë dhe përparimi i dialogut Kosovë-Serbi janë dy çështjet themelore që u diskutuan sot nga Lajçak dhe Escobar me Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti. Presidentja tha se Perëndimi është kundër krijimit të një Republike të dytë Srpska në Kosovë.

LAJMI KRYESOR: Escobar e Lajçak sot në Kosovë! Dialogu dhe Asociacioni pikat kyçe të diskutimit

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti dialogu kosove-serbi escobar e lajcak ne kosove gabriel escobar ne kosove komunat serbe vjosa osmani albin kurti dialogu kosove-serbi escobar e lajcak ne kosove gabriel escobar ne kosove komunat serbe vjosa osmani

Sondazh

Poll