Bota

Lajçak në konferencë me Kurtin dhe Eskobar: Vazhdojmë diskutimet për javët në vijim

31 Janar 2022, 17:33 Nga DOSJA
Lajçak në konferencë me Kurtin dhe Eskobar: Vazhdojmë

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mbylli takimin e sotëm me dy emisarët e SHBA dhe BE Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak. Të tre dolën në sallën e konferencave të kryeministrisë për të folur për mediat. Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi bëri me dije se biseda e sotme me Kurtin dhe presidenten Vjosa Osmani do të ndihmojë në përcaktimin e planeve të ardhshme mes palëve duke lënë të kuptohet se do të ketë takime të tjera me drejtuesit e Kosovës.

Lajçak garantoi mbështetjen e SHBA dhe BE për avancimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Për mua është vizita e shtatë për dialog. Por jemi këtu me kolegun Escobar për të dhënë mesazh se BE dhe SHBA punojnë krah për krah për procesin e dialogut. Kjo ishte një mundësi e mirë për të diskutuar deri të mërkurë për planet tona në javët dhe muajt e ardhshëm”,  tha ai.

Të dy të dërguarit e SHBA dhe BE do të qëndrojnë në Kosovë deri ditën e mërkurë. Diplomati sllovak Lajçak shpreson që deri ditën e mërkurë të ketë rezultate të qartë të bisedimeve mes tyre lidhur me përparimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Shpresoj ta kemi një fotografi më të qartë të asaj se çfarë duhet të presim nga e ardhmja dhe se si të ndërtohet procesi”, bëri me dije ish-ministri i jashtëm i Sllovakisë.

Më herët ata takuan presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo u bëri me dje se Serbia është shkaktarja e ngecjes së procesit të dialogut me Kosovën duke mos zbatuar një sërë marrëveshjesh të firmosura me Kosovën dhe për qasjen jokonstruktive ndaj saj.

LAJMI KRYESOR: Escobar e Lajçak sot në Kosovë! Dialogu dhe Asociacioni pikat kyçe të diskutimit

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti dialogu kosove-sebi gabriel escobar komunat serbe miroslav lajčák vjosa osmani albin kurti dialogu kosove-sebi gabriel escobar komunat serbe miroslav lajčák vjosa osmani

Sondazh

Poll