Bota

Humbi jetën papritur, Vuçiç përcjell në banesën e fundit ish-gruan

31 Janar 2022, 16:34 Nga DOSJA
Humbi jetën papritur, Vuçiç përcjell në

SERBI- Ish-gruaja e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Ksenija Vuçiç është varrosur ditën e sotme. Blic.rs shkruan se varrimi i gazetares u bë sot në Varrezat e Reja, ku morën pjesë familjarë, miq dhe politikanë të shumtë midis tyre dhe vetë Presidenti Vuçiç. Fjalimin në varrimin e saj e mbajti Patriarku Porfirit, ku u shpreh se atë e njihte prej 20 vitesh.

“Ksenijën e njoh prej 20 vitesh. Ishim bashkë në një klinikë kardiovaskulare dhe asnjëri prej nesh nuk flisnim për gjëra kalimtare atëherë. Folëm për kuptimin e ekzistencës, çfarë na mban në situata të tilla. Gjatë gjithë atyre dhjetë ditëve në klinikë, ajo më bëri pyetje që janë shumë më të qarta për të tani. Perëndia tani po e merr atë në krahët e Tij,” tha ai.

Kujtojmë, Ksenija Vuçiç ka ndërruar jetë të shtunën më 29 janar në moshën 56-vjeçare. Ksenija ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj dhe pranë saj në atë moment ishte edhe djali i saj Danilo. Ajo ka punuar si gazetare për mbi 30 vjet. Ajo e filloi karrierën e saj në TV Studio B, ndërsa vitet e fundit ka drejtuar emisione në kanalet TV Pink.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic ksenija vučić patriarku porfirit aleksander vucic ksenija vučić patriarku porfirit

Sondazh

Poll