Bota

I vaksinuar me tre doza, kryeministri kanadez infektohet me Covid

31 Janar 2022, 16:06 Nga DOSJA
I vaksinuar me tre doza, kryeministri kanadez infektohet me Covid

KANADA- Kryeministri kanadez Justin Trudeau është infektuar me Covid. Lajmin e ka bërë me dije vetë Trudeau me anë të një postimi në Twitter. Ai ka shkruar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do të vazhdojë punën nga shtëpia.

“Këtë mëngjes, unë dola pozitiv për COVID-19. Unë ndihem mirë dhe do të vazhdoj të punoj në distancë këtë javë duke ndjekur udhëzimet e shëndetit publik. Të gjithë, ju lutemi vaksinohuni dhe përforcohuni,” shkruan Trudeau.

This morning, I tested positive for COVID-19. I’m feeling fine – and I’ll continue to work remotely this week while following public health guidelines. Everyone, please get vaccinated and get boosted.

— Justin Trudeau (@JustinTrudeau) January 31, 2022

Trudeau dhe familja e tij kanë qenë të izoluar prej ditësh pasi njoftuan një ekspozim ndaj Covid-19. Të paktën një nga tre fëmijët e tij të gjithashtu ka rezultuar pozitiv,. Trudeau nuk bëri të ditur se si u ekspozua. Ai u takua personalisht të mërkurën me disa anëtarë të kabinetit të tij. Ndërkohë që më parë Trudeau është vaksinuar me tre doza të vaksinës së Covid.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota infektohet me covid trudeau justin trudeau infektohet me covid trudeau justin trudeau

Sondazh

Poll