Bota

Escobar në Prishtinë: Ballkani Perëndimor, anëtar potencial i BE-së, pro dialogut

31 Janar 2022, 17:55 Nga DOSJA
Escobar në Prishtinë: Ballkani Perëndimor, anëtar potencial

PRISHTINË – Zv/ndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar konfirmoi mbështetjen e shtetit amerikan për pavarësinë, integritetin territorial të Kosovës dhe avancimin e dialogut me Serbinë. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Përfaqësuesin e BE për Dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, Escobar saktësoi se SHBA i bën thirrje aletëve të saj shikojnë Ballkanin Perëndimor si mundësi e jashtëzakonshme progresi dhe jo si rrezik.

Në vazhdim të fjalës së tij, emisari amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor shtoi se ky rajon duhet të shikohet si anëtar i mundshëm në Bashkimin Europian. Duke u rikthyer te dialogu Kosovë-Serbi, ai shtoi se ky proces duhet të udhëhiqet nga BE.

“Nga perspektiva amerikane, dua të them se SHBA-ja e përkrah plotësisht pavarësinë e Kosovës, integritetin territorial të saj. E keni treguar se jeni partner solid, mik i mirë dhe ju falënderojmë për këtë. Për Kosovën e rajonin, shohim mundësi të jashtëzakonshme. Jeni evropianë, jeni ekonokimisht, në aspekt kulturor dhe historikisht evropianë. Kemi punuar me kolegët evropianë që ta njohin Ballkanin Perëndimor si mundësi të jashtëzakonshme e jo si rrezik. Ne inkurajojmë gjitha palët që ta shohin Ballkanin Perëndimor si anëtar potencial të ardhshëm. Dialogu e ka përkrahjen tonë të plotë dhe duhet të udhëhiqet nga BE”, ka thënë Escobar, ndërsa ka premtuar përkrahjen e plotë të SHBA-së”, deklaroi diplomati amerikan Gabriel Escobar sot në Prishtinë.

LAJMI KRYESOR: Escobar e Lajçak sot në Kosovë! Dialogu dhe Asociacioni pikat kyçe të diskutimit

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni lajcak dhe escobar ne kosove lajcak dhe escobar ne kosove

Sondazh

Poll