Bota

Kurti: BE dhe NATO, fati ynë, jam dhe kryeministër i serbëve në Kosovë

31 Janar 2022, 18:17 Nga DOSJA
Kurti: BE dhe NATO, fati ynë, jam dhe kryeministër i serbëve

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri me dije se vendi i tij është në mbështetje të dialogut me Serbinë, ku duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve. Në konferencën e përbashkët me dy të dërguarit e SHBA dhe BE për Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak shtoi se ai është kryeministër jo i vetëm i shqiptarëve të Kosovës, por dhe i atyre serbë.

Ai u shpreh kundër krijimit të komuniteteve të privilegjuara dhe të diskriminuara. Lidhur me aspiratat e shtetit të Kosovës, kryeministri Kurti nënvizoi se BE dhe NATO janë fati i Kosovës. Ai premtoi se vendi i tij do të vazhdojë të angazhohet në Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështet dhe është ë angazhuar në procesin e bisedimeve në Bruksel për dialogun parimor e të balancuar nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve. Ne jemi të vendosur që integriteti territorial, sovraniteti, funksionimi shtetëror, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria tërë kohën dhe kudo të ngelen të pacenuara nga çfarëdo përpjekje e ndokujt.

Jam kryeministri i të gjithë qytetarëve pa dallim prandaj edhe jam i gatshëm që t’ju përgjigjem të gjitha kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Kosovës, edhe të qytetarëve serbë me çrast do të marrim praktikat më të mira aktuale edhe të Kosovës, por edhe të Bashkimi Evropian e duke pasur në vëmendje edhe praktikat dhe mënyrat të cilat i zbaton Serbia sepse nuk duhet të kemi askund qytetarë apo komunitet që janë të privilegjuar e diku tjetër të diskriminuar.

Gjithashtu angazhohemi edhe për bashkëpunimin rajonal, na e mbështesim fuqishëm Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal dhe e ritheksova që integrimet evropiane dhe euroatlantike nuk kanë alternativë. Evropa është kontinenti ynë dhe Bashkimi Evropian dhe NATO-ja janë fati ynë. Në këtë kuptim ne dëshirojmë ndihmën e Bashkimi Evropian, ndihmë kjo e cila do të has në vendin tonë respektin më të lartë për vlerat evropiane, pra fondet evropiane dhe vlerat evropiane ne i shohim si të lidhura pashkëputshëm njëra prej tjetrës”, përfundoi Kurti.

LAJMI KRYESOR: Escobar e Lajçak sot në Kosovë! Dialogu dhe Asociacioni pikat kyçe të diskutimit

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti gabriel escobar ne kosove lajcak dhe escobar ne kosove albin kurti gabriel escobar ne kosove lajcak dhe escobar ne kosove

Sondazh

Poll