Bota

U bullizua për videon në ‘Tik-Tok’/Mësuesi qan: I thashë vëllait mos trego ç’më ke

31 Janar 2022, 14:03 Nga DOSJA
U bullizua për videon në ‘Tik-Tok’/Mësuesi qan: I

KOSOVË– Pre e bullzimit të rrjeteve sociale ka rënë një mësues Biologjie në Kosovë, pasi është bërë xhiro e rrjetit për shkak të një video të publikuar në ‘Tik Tok’. Ai publikoi video në ‘Tik Tok’ duke kërcyer valle popullore në shtëpinë e tij mirëpo në rrjet mori reagime nga komentuesit në rrjetet sociale, të cilin e kanë bullizuar, e madje të rrezikoj edhe vendin e punës.

Kjo e ka bërë profesorin që të ndihet keq. I ftuar në një interviste televizive në KTV, ai ka shpërthyer në lot, duke thënë se i kishte vëllait të tij që të mos tregoj se e ka vëlla.

‘Unë bëj çfarë dua në banesën time private! Detyrova vëllezërit e mi, njëri prej tyre që është drejtor shkencash, e i thashë nëse të pyesin se çfarë e ke Lulzim Pacajn thuaj e kam kushëri, mos i thuaj se e ke vëlla (Qan)!’– u shpreh ai.

VIDEO me të cilën profesori u bë viral:

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni lulzim paci lulzim paci

Sondazh

Poll