Bota

Gruaja shqiptare kërkon rrogën, pronarët e rrahin dhe i prishin telefonin

31 Janar 2022, 11:04 Nga DOSJA
Gruaja shqiptare kërkon rrogën, pronarët e rrahin dhe i prishin

KOSOVË- Një shqiptare nga Gjakova, Kosovë është dhunuar nga ish-pronarët e saj. Sipas njoftimit të policisë, të publikuar edhe nga mediat vendase, gruaja ka shkuar në lokalin ku ka punuar për të kërkuar pagën pasi nuk ishte likujduar. Por, pronarët e kanë dhunuar duke i shkaktuar dëme në trup si dhe i kanë thyer celularin.

Më pas, i vëllai i gruas në fjalë ka shkuar të përballet me ish-pronarët e lokalit ku punonte e motra. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se pas denoncimit, dy pronarët janë arrestuar, kurse vëllai i gruas që kërkonte rrogën është i lirë.

Njoftim nga Policia

“Gjakovë 30.01.2022 – 15:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi dy prej tyre kanë sulmuar fizikisht, viktimën femër kosovare e cila kishte shkuar në lokalin ku ka punuar, për tu barazuar me pagën, njëri nga të dyshuarit (vëllai i viktimës) i cili në shenjë revolte për të motrën ka kërcënuar të dyshuarit. Viktima ka pësuar lëndime të lehta si dhe i është dëmtuar telefoni. Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit janë arestuar për 48 orë, ndërsa vëllai i viktimës është liruar në procedurë të rregullt”

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni kosove policia e kosoves rrihet gruaja ne gjakove kosove policia e kosoves rrihet gruaja ne gjakove

Sondazh

Poll