Bota

Escobar dhe Lajçak në Kosovë, Osmani: S’do pranojmë model shteti jofunksional

31 Janar 2022, 09:59 Nga DOSJA
Escobar dhe Lajçak në Kosovë, Osmani: S’do pranojmë

PRISHTINË – Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi se nuk do të pranojë asnjë lloj modeli apo propozimi për krijimin e strukturave paralele serbe në Kosovë. Pasi kreu homazhe me kryeministrin Albin Kurti në varrin e Heroit të Kosovës Zahir Pajaziti, Osmani tha se do të takohet me zv/ndihmës-sekretarin e SHBA për Ballkanin dhe Euroazinë Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian Miroslav Lajçak në orën 16:00.

Ajo fajësoi qeveritë e kaluara të Kosovës që kanë firmosur Marrëveshjen e Asosacionit me Serbinë për krijimin e komunave serbe në vend, të cilat kanë marrë kompetenca ekzekutive. Osmani u shpreh kundër krijimit të një Republike Sprska si në Bosnje-Hercegovinë.

“Modele që do ta shndërronin Kosovën në shtet jo funksional as nuk na kërkohen as nuk i pranojmë. Do ti takoj sot ata rreth orës 16:00, dua ti sqaroj se propozimet për të cilat po flitet asnjëherë nuk i janë prezantuar palës tonë, pra institucioneve të Kosovës. Problemi i madh është se kanë qenë përfaqësuesit e Kosovës ata që kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme të cilat Asociacionit të komunave serbe i kanë dhënë kompetenca ekzekutive. Duhet ta themi një realitet sepse është e zeza në të bardhën, është letër e nënshkruar nga ish kryeministra të Kosovës dhe përgjegjësia duhet të merret si e tillë. Si përfaqësues të Republikës të Kosovës ne jemi të vendosur që të mos lejojmë të implementohen në vendin tonë modele të cilat do ta bënin shtetin tonë jofunksional. Keni dëgjuar ambasadorin e SHBA-ve dhe z.Escobar që në fakt kërkesa e tij është që të mos implementohen modele që veriun e Kosovës do ta shndërronin në një republika srpska të re, pra nuk kërkohen kompetenca ekzekutive. Qëndrimet tona sa i përket Asociacionit kanë qenë të qarta dhe nuk janë befasi për askënd”, deklaroi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajçak ka thënë se Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet mirëpo askush me mendje të shëndoshë nuk do “Republika Srpska” në Kosovë. Serbia ka të drejtë t’i japë propozimet e saj për Asociacionin, por kosovarët nuk do të detyrohen të nënshkruajnë diçka të dëmshme për vendin e tyre.

Diplomati i BE ka treguar edhe arsyen pse ai do të marrë si “përforcim” Gabriel Escobarin në këtë takim, si dhe në një vizitë të njëjtë në Beograd. Ai ka thënë se kanë lidhje të ngushta me administratën Biden dhe se me Escobarin janë në kontakt të ngushtë gjatë gjithë kohës. Edhe Escobar ka thënë se marrëveshjet e arritura duhet të respektohen.

LAJMI KRYESOR: Escobar e Lajçak sot në Kosovë! Dialogu dhe Asociacioni pikat kyçe të diskutimit

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni gabriel escobar ne kosove lajcak vjosa osmani gabriel escobar ne kosove lajcak vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 31 Janar 2022, 07:38

Escobar në Kosovë, REL: Inkurajim për dialog

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun...