Aktualitet

Dyshime për falsifikim dokumentash, pushohen akuzat për 3 persona në Lezhë

31 Janar 2022, 12:13 Nga DOSJA
Dyshime për falsifikim dokumentash, pushohen akuzat për 3 persona

LEZHË– Gjykata e Lezhës ka pushuar akuzat kundrejt dy ish-zyrtarëve Bardh Ricës, Nik Sokolin dhe ndërtuesit dhe biznesmenit Agustin Uldedajn. Pas shqyrtimit të çështjes në themel që zgjati për rreth 1 vit, Gjykata e Lezhës doli në konkluzionin se nuk ka element te veprës penale.

Ndaj dy zyrtarëve, ish-kreu i Këshillit të Qarkut Lezhë, Bardh Rica dhe ish-drejtori i Urbanistikës, Nik Sokoli, të cilët akuzoheshin po për falsifikim dokumentesh, u liruan nga akuzat. Po ashtu, u pushuan akuzat ndaj ndërtuesit dhe biznesmenit Agustin Uldedaj i cili po hetohej në gjendje të lirë për falsifikim dokumentesh.

Gjyqtari Artan Hajredinaj vendosi pafajësinë ndaj 3 të akuzuarve, ndërsa rrëzoi sekuestron preventive të vendosur në 2018, ndaj pronave të biznesmenit duke ia kthyer.

Në 2018 u sekuestrua një bllok pallatesh 5 kate dhe 7 kate, në zonë Kune të Lezhë me akuzën se ishin falsifikuar lejet e ndërtimit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet agustin uldedaj bardh rica gjykata lezhe nik sokoli agustin uldedaj bardh rica gjykata lezhe nik sokoli

Sondazh

Poll