Politike

VD-Garon në Rrogozhinë, Hekuran Xhani: Do jem shërbëtor i qytetarëve

31 Janar 2022, 12:53 Nga DOSJA
VD-Garon në Rrogozhinë,  Hekuran Xhani: Do jem shërbëtor i

TIRANË – Kandidati i përzgjedhur nga primaret në Rrogozhinë Hekuran Xhani premtoi se do t’ua kthejë nderin demokratëve të këtij qyteti duke u shërbyer sa më mirë në krye të bashkisë. Kandidati i Komisionit të Rithemelimit të PD në Rrogozhinë i shprehu mirënjohje të gjithëve anëtarëve që e votëbesuan për të garuar në 6 mars.


“Kam punuar gjatë këtyre vite 1994-1998 për ngritjen e shoqatave të ujit . Sekretari i Përgjitshëm i kanalit ujitës Peqin, Kavajë. Sekretar i përgjithshëm i komunës Lekaj. Kam qenë në poste politike, sekretar i seksionit lulzimadh. Kam mbështetur PD me rezultatin 200% në zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme.

Falenderime për burra dhe grave për zgjedhjen e shërbëtorit të tyre që do t’u shërbejë në bashki. Falenderoj grupin organizator për procesin në Rrogozhinë. Garantoj qytetarët e Rrogozhinës për garën, në të njëjtën mënyrë si më zgjodhën, ashtu do t’ua kthej dhe shërbimin”, u shpreh Hekuran Xhani.

LAJMI KRYESOR: ‘Shtëpia e lirisë’, Berisha në koalicion me LSI më 6 mars: Bisedime dhe me të tjerë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike hekuran xhani komisioni i rithemelimit te pd zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars hekuran xhani komisioni i rithemelimit te pd zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll