Politike

VD-Kandidat për Bashkinë Shkodër, Spahia: U bëra pjesë e një dite historike për PD

31 Janar 2022, 12:37 Nga DOSJA
VD-Kandidat për Bashkinë Shkodër, Spahia: U bëra pjesë

TIRANË– Bardh Spahia, kandidati i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike është shprehur se ndihet i nderuar që ka qenë pjesë e garës në primaret e të dielës. I prezantuar zyrtarisht nga ish-kryeministri Berisha, ish-deputeti Spahia falenderoi të gjithë demokratët që e kanë votuar.

“Unë jam Bardh Spahia, me profesion mjek, kirurg dhe ish-deputet. Dje kam asistuar në një prej garave më të jashtëzakonshme. Gara e djeshme e realizuar nga struktura jonë e Partisë Demokratike ishte një rikthim shprese për vendin. U bëra pjesë e një dite historike të PD-së. Kam ndjekur me një emocion të veçantë radhët e stërgjata që nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të darkës. Më faktoi që kjo mënyrë përzgjedhje kandidaturash ka qenë e domosdoshme. Jam krenar dhe duhet të ndihet krenar çdo demokrat që u bëmë pjesë e ditës historike. Kjo ishte dhe kryefjala e ditës së djeshme, vota e lirë e qytetarëve. Pa dashur të zgjatem shumë, dua të falenderoj kandidatët me të cilët jam i bindur që do të vazhdojmë rrugëtimin tonë në këtë përballje të afërt dhe në ato që na presin. Të rikthejmë interesin e qytetarëve shkodranë,”- tha Spahia. 

LAJM KRYESOR:6 marsi/ Berisha e LSI garojnë me Shtëpia e lirisë: Bisedime me të tjerë, logo të re

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bardh spahia zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 bardh spahia zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll