Politike

VD-Kandidatët e Komisionit të Rithemelimit, Berisha: Nuk i caktova unë, janë fitues

31 Janar 2022, 12:30 Nga DOSJA
VD-Kandidatët e Komisionit të Rithemelimit, Berisha: Nuk i caktova

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi sot 6 kandidatët e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në bashkitë e Shkodrës, Durrësit, Lushnjes, Dibrës, Rrogozhinës dhe Vorës. Lideri historik demokrat e konsideroi procesin e përzgjedhjes së këtyre kandidatëve nëpërmjet primareve si proces i jashtëzakonshëm dhe historik në vendin tonë. Ai i konsideroi 6 emrat e përzgjedhur si fitues të garës së 6 marsit dhe kryebashkiakët e rinj.


Mirëdita, së pari dëshiroj që të falenderoj nga zemra ata mijëra e mijëra anëtarë të PD që me votën e tyre të lirë bënë historinë. Ata sollën këtu para jush për herë të parë në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri kandidatë, të cilët propozuan, votëbesuan, përzgjodhën tërësisht nga anëtarësia e PD. Këto nuk janë primaret e para. Primaret e para në vitin 2000 me qeveritarët vendorë në PD. Janë të parat ku çdo kandidat është produkt dhe atribut i anëtarësisë dhe bazës së partisë. Asnjë nga këta zotërinjtë këtu nuk janë anëtarë të Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit. Këto primaret më demokratike të zhvilluara në ndonjë vend. Dita e djeshme shënoi aplikimin e një standarti të paparë, që nuk ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri. U shënua shkëputja përfundimtare e PD nga praktikat jo transparente dhe të dyshimta, praktikat e errëta të përdorura në 8 vite nga Lulzim Brava dhe shënoi mbajtjen e një premtimi të bërë ndaj anëtarësisë.

Morën pjesë 21 kandidatura. Këtu kemi 6 fituesit e garës. Të punojnë për fitoren e PD në këto bashki. Dua të falenderoj me mirënjohjen më të thellë për kandidatët që janë sot këtu para jush për punën e tyre të shkëlqyer dhe besimin e tyre që morën nga shumica dërrmuese e anëtarësisë së PD. Do të bëjmë gjithçka në mbështetjen e tyre që ata në 6 mars të jenë qytetarët e parë të bashkive që garojnë. Falenderoj ekipin

I keni marrë vesh rezultatet e votimit. Do të doja që secili nga fituesit e garës së djeshme të thotë këtu para jush dy fjalë”, deklaroi Berisha.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ 6 marsi, Berisha prezanton kandidatët për kryetarë bashkie

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll