Politike

Berisha: Për Begojarisin liria është ‘non grata’, për gratë mund të aplikojmë kuota

31 Janar 2022, 13:03 Nga DOSJA
Berisha: Për Begojarisin liria është ‘non grata’,

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha iu kundërpërgjigj deklaratave të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili tha se kandidatët e Komisionit të Rithemelimit të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit janë “kandidatë non grata” njësoj si Berisha. Lideri historik i PD përsëriti etiketimet ndaj Ballës duke e quajtur “narkos” dhe “begojaris”. Ish-lideri i PD në vitet 1991-2013 tha se për Ballën, edhe liria me votën janë “non grata”.

Për sa i përket pjesëmarrjes së pakët të grave demokrate në primaret për kandidatët e zgjedhjeve të 6 marsit, Berisha theksoi në procesin e ardhshëm të zgjedhjeve lokale të vitit 2023 do të ketë më tepër gra. Ai shtoi se kjo mund të zgjidhej dhe me kuota.


“Taulant Balla? Për një narkos si Begojaris, liria është non grata, vota është non grata. Pak gra demokrata në primare? Gra ka patur, jam dakort me ty, duhet të kishin qenë më shumë, në fakt ka pasur kandidate, por ky proces kërkon përgatitjen e nevojshme. Për zgjedhjet e ardhshme, numri i zonjave dhe i zonjushave do të jetë shumë më i madh. Përsëri dua të them që ky është një proces i hapur, në këtë proces, duke parë modalitetet më demokratike, në rast se ekzistojnë kuota do t’i praktikojmë”, bëri me dije ish-kryeministri Sali Berisha.

LAJMI KRYESOR: ‘Shtëpia e lirisë’, Berisha në koalicion me LSI më 6 mars: Bisedime dhe me të tjerë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha taulant balla zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars sali berisha taulant balla zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll