Sport

‘Nuk donin të fitonin’, Gjici fajëson lojtarët: Nuk është lojë e Kukësit kjo

30 Janar 2022, 18:35 Nga DOSJA
‘Nuk donin të fitonin’, Gjici fajëson lojtarët: Nuk

TIRANË- Tirana fitoi bindshëm në javën e 18-të të Kategorisë Superiore përballë Kukësit që mbante vendin e dytë. Një disfatë që ka trishtuar tej mase presidentin e nderit të Kukësit, Safet Gjici. Në një prononcim për mediat, Gjici ndër të tjera u shpreh:

Do jetë një rastësi, nuk është lojë e Kukësit kjo. Kukësi gjithë këto gola si ka ngrënë asnjëherë në kampionat. Duhet që trajneri të korrigjojë gabimet.

Ka qenë i kushtëzuar, kemi pasur sulmuesët e dëmtuar. Kanë munguar shumë lojtarë. Por kjo nuk justifikon rezultatet 4-0. Kukësi nuk duhet të pësonte 4 gola asnjëherë. Tirana duhet të na mundë shumë herë 4-0. Ne më shumë e kemi mundur Tiranën. Por futbolli kështu është. Sot nuk ishte loja e Kukësit. Ishte një formacion i bërë me mbrojtësa. Në sulm kishim një mbrojtës. Nuk ishte skema dhe formacioni  i lojës së Kukësit. Me prurjet e reja besoj se Kukësi do jetë aty ku duhet të jetë”, u shpreh Gjici.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kukesi safet gjici tirana kukesi safet gjici tirana

Sondazh

Poll