Sport

VIDEO/ Pas katër barazimesh, Vllaznia rikthehet te fitorja, mposht Kastriotin…

30 Janar 2022, 16:21 Nga DOSJA
VIDEO/ Pas katër barazimesh, Vllaznia rikthehet te fitorja, mposht

KAMEZ – Pas katër barazime, në mbyllje të fazës së dytë, Vllaznia është rikthyer te fitorja. Në javën e 18-të të Abissnet Superiores, kuqeblutë shkodranë kanë mposhtën me rezultatin minimal 1-0 skuadrën krutane të Kastriotit, ku Liridon Latifi në minutën e 76-të shënoi nga pika e penalltisë.

Ndeshja nuk pati një ritëm të kënaqshëm në pjesën e parë. Asnjë nga ekipet nuk po rrezikonte sa duhej dhe momenti kulminant i pjesës së parë ishte prentendimi për një penallti nga lojtarët e Kastriotit. Këta të fundit pretendonin për një prekje të topit me dorë nga ana e mbrojtësit të fundit Mevlan Adilit, por për gjyqtarin e takimit gjithçka ishte e rregullt.

Në pjesën e dytë Vllaznia nisi vrullshëm duke kërkuar golin që në minutat e para të startit. Megjithatë, Latifi u ndal nga portieri vendas, duke mos e lejuar topin të hyjë në rrjetë. Duhej të vinte minuta e 76-të, ku Vllaznia të fitonte një penallti, të cilën Latifi do ta kthente në gol, rezultat ky që mbeti deri në përfundim të takimit. Gjithsesi, shkodranët do ta mbyllnin ndeshjen me 10 lojtare, pasi Adili do të ndëshkohej edhe me kartonin e dytë të verdhë nga gjyqtari Beqiraj dhe do të largohej nga fusha e lojës.

Pas kësaj fitoreje të çmuar, Vllaznia ngjitet në kuotën e 30 pikëve dhe shton presionin ndaj Laçit dhe Kukësit që aktualisht kanë vetëm nga një pikë më shumë. Nga ana tjetër Kastrioti vazhdon lundrimin në fundin e tabelës me 12 pikë të grumbulluara në 18 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport abissnet superiores i cili u rikthye te kastrioti pas eksperiencave me laçin dhe teutën vllaznia e mbylli kampionatin në vendin e dytë vllaznia fiton kupen e shqiperise abissnet superiores i cili u rikthye te kastrioti pas eksperiencave me laçin dhe teutën vllaznia e mbylli kampionatin në vendin e dytë vllaznia fiton kupen e shqiperise

Sondazh

Poll