Sport

Reagon dhe Andi Lila: “Tërhiquni sa nuk është vonë, po dëmton imazhin e sportit”…

30 Janar 2022, 10:50 Nga DOSJA

TIRANE Nuk ka munguar edhe reagim i Andi Lilës, kreu i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë, pas ngjarjeve të fundit të fushatës zgjedhore për president të FSHF-së, presioneve politike dhe incidentit me tritol në shtëpinë e Armand Dukës.

“Shumë i tronditur dhe i indinjuar me sulmin me tritol në shtëpinë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Në këtë koment të vështirë për familjen Duka, unë dhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë, dua t’i shprehim të gjithë mbështetjen tonë dhe të uroj që ta kalojë sa më shpejt këtë traumë të rëndë.

Në kulmin e një konflikti të ngarkuar politikisht, që po shkon përtej çdo limiti, vjen edhe ky incident i rëndë. Për fat të mirë nuk pati viktima në njerëz, por kjo ngjarje ka goditur rëndë psikologjikisht komunitetin e futbollit shqiptar. Ky komunitet ndodhet në një trysni të tmerrshme me presione nga më të ulëta që vijnë nga eksponentë politikë në të gjithë vendin.

Dhe e gjitha kjo bëhet për të manipuluar procesin e zgjedhjeve në Shoqatat Rajonale të Futbollit, me qëllimin final për të ndryshuar vullnetin e zgjedhësve në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. Një sulm i paprecedentë, që duhet ndalur sa më pare, pasi rrezikon të dëmtojë rëndë Shqipërinë dhe organizimin e finales së UEFA Conference League, në Tiranë më 25 maj.

U bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë që të tërhiqen sa nuk është vonë pasi këto veprime të papërgjegjshme për të ndërhyrë ë mënyrë flagrante në çështje që i takojnë komunitetit të futbollit mund të kenë pasoja të rënda për Shqipërinë, deri në përjashtimin nga FIFA dhe UEFA,” – ka shkruar në faqen e tij në Facebook ish-futbollisti Andi Lila, kreu i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë të Shqipërisë.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport andi lilës armand dukës conference league kreu i sindikatës së futbollistëve profesionistë pas ngjarjeve të fundit të fushatës zgjedhore tritol ne shtepine e armand dukes andi lilës armand dukës conference league kreu i sindikatës së futbollistëve profesionistë pas ngjarjeve të fundit të fushatës zgjedhore tritol ne shtepine e armand dukes

Sondazh

Poll