Sport

VIDEO/ Investimet në Durrës, presidentët Duka & Hasanbelliu inspektojnë punimet…

30 Janar 2022, 15:17 Nga DOSJA
VIDEO/ Investimet në Durrës, presidentët Duka & Hasanbelliu

DURRES Investimet e FSHF-së nuk kanë të ndalur. Institucioni i vetëm i futbollit në vend kujdeset për të gjithë komunitetin e saj, duke i mbështetur dhe duke qenë krah çdo klubi apo individi që merret me këtë sport.

Së fundmi, Federata e Futbollit, në bashkëpunim me klubin e Teutës dhe Bashkinë e Durrësit ka rregulluar infrastrukturën e stadiumit “Niko Dovana”, duke treguar se kur ka vullnet të mirë nga palët, bëhen punë të shkëlqyera, me mbështetjen e FSHF-së që është gjithmonë e pakursyer.

FSHF-ja ka ndërhyrë në fushën e stadiumit “Niko Dovana” duket bërë të mundur tapetin e ri si dhe në dy fushat që ndodhen në aneksin e stadiumit. Aktualisht njëra fushë është përfunduar, ndërkohë që punohet edhe për fushën tjetër që pritet të jetë gati shumë shpejt. E gjitha është bërë e mundur falë mbështetjes financiare të Federatës së Futbollit.

“Durrësi mund të konsiderohet si një nga klubet me infrastrukturë relativisht të mirë, por ka mundësi për të bërë më shumë. Ne, në bashkëpunim me klubin, bashkë me Bashkinë e Durrësit, kemi investuar në rikonstruksionin e kësaj fushe ku jemi tani, të aneksit tjetër dhe të fushës së stadiumit. Por, duke pasur parasysh pozitën gjeografike që ka stadiumi, ka mundësi të bëjmë akoma më shumë, me qëllim që të kemi sa më shumë fëmijë për të luajtur futboll dhe t’i krijojmë kushte sa më të mira edhe ekipit të parë. Pra, nëse ka vullnet të mirë nga klubi, nga pushtetet vendore, mbështetja nga FSHF-ja nuk mungon, projekti që ne kemi shpallur dhe projekte të tjera investimesh. Do të vazhdojmë, nuk do të përfundojmë këtu me Durrësin me këto dy fusha”, – tha presidenti Duka gjatë vizitës inspektuese këtë të diel, ku ishte i shoqëruar nga drejtuesit e klubit durrsak.

Një falënderim për këtë investim kaq të rëndësishëm për stadiumin “Niko Dovana” ka ardhur edhe nga numri 1 i klubit të Teutës, Edmond Hasanbelliu, i cili vlerëson punën e bërë dhe shprehet se në bashkëpunim me Federatën e Futbollit, do të bëhen edhe fusha të tjera.

“Dua të falënderoj Federatën e Futbollit dhe në veçanti presidentin Duka për këto investime që janë shumë të rëndësishme për ne dhe sidomos për amatorët e fëmijët. Përveç kësaj fushe që ka mbaruar dhe doli shumë mirë dhe shumë bukur, edhe fusha tjetër që po mbaron për një javë. Kemi goxha hapësira dhe themi se në bashkëpunim me Federatën do të rregullojmë gjithçka”, – tha Hasanbelliu.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport asambleja e jashtezakonshme e fshf asambleja e pergjithshme e jashtezakonshme e fshf-se edmond hasanbelliu federata e futbollit investimet e fshf-së presidenti duka stadiumit “niko dovana” asambleja e jashtezakonshme e fshf asambleja e pergjithshme e jashtezakonshme e fshf-se edmond hasanbelliu federata e futbollit investimet e fshf-së presidenti duka stadiumit “niko dovana”

Sondazh

Poll