Sport

Kaos para Tunizi-Burkina Faso: konferenca e shtypit ndërpritet nga një operator…

30 Janar 2022, 11:31 Nga DOSJA

KAMERUN – Organizatorët kamerunas të Kupës së Afrikës po dështojnë nga të gjitha anët.

Rasti i fundit surreal, ka ndodhur pak orë para çerekfinales mes Tunizisë dhe Burkina Fasos, ku më pas, kjo e dyta fitoi 1-0 dhe u kualifikua për në gjysmëfinale.

Konferenca për shtyp e afrikano-veriorëve në fakt u ndërpre papritur, pasi një burrë hyri brenda, duke shkëputur mikrofonat dhe të gjitha pajisjet elektronike të pranishme, duke u përpjekur t’i merrte me vete.

Shkak për këtë sjellje të çuditshme, shkruan shtypi vendas, është nga çorganizimi i Komitetit Organizator Kamerunas, i cili gati një muaj pas fillimit të eventit nuk ka paguar ende punonjësit për pajisjet teknike.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport burkina faso kupa e afrikes tunisia burkina faso kupa e afrikes tunisia

Sondazh

Poll