Sport

Tirana i lë “targën” Kukësit, Diego Longo merr për ditëlindje katër gola

30 Janar 2022, 18:16 Nga DOSJA
Tirana i lë “targën” Kukësit, Diego Longo merr

TIRANË- Tirana-Kukësi ishte cilësuar si kryendeshja e javës së 18-të e Kategorisë Superiore. Një duel që pritej të dhuronte duel të fortë duke parë renditjen e dy skuadrave, por që në fund rezultoi një takim i lehtë për bardheblutë të cilët fituan me shifrat 4-0. Një disfatë e rëndë duke parë që dje festoi ditëlindjen trajneri i Kukësit Diego Longo.

 

Seferi në minutën e 38’ dhe Xhixha në të 44-tën shënuan për Tiranën. Në pjesën e dytë, Kukësi bëri shumë gabime dhe në minutën e 64’ Xhixha shënoi të tretin, ndërsa në fund Seferi i vuri vulën një fitoreje shumë të merituar që me shumë mundësi, i ka vendosur një gjysmë hipoteke titullit të bardhebluve.

Diferenca tashmë ka shkuar në plot 9 pikë. Po 9 pikë është dhe diferenca me Laçin që ka një ndeshje më pak.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kukesi tirana kukesi tirana

Sondazh

Poll