Sport

Pas 44 vitesh, Barty fiton “Australian Open”, triumfoi 2-0 në finale ndaj Collins…

30 Janar 2022, 11:46 Nga DOSJA
Pas 44 vitesh, Barty fiton “Australian Open”, triumfoi 2-0 në

AUSTRALI – Gëzimi i saj ishte i pakufishëm. Arsyet ishin të shumtë, përpos faktit që arriti të fitojë një Grand Slam. Pas 44 vitesh, ky trofe, ndër katër të vlefshmit në botën e tenisit, rikthehet në vendin e kangurëve.

“Një ëndërr e bërë realitet”. Këto kanë qenë fjalët e para të tenistes australiane Ashleigh Barty, kampionia më e re e “Australian Open” për femra.

Ajo mposhti 2-0 me sete në finale amerikanen Danielle Rose Collins, në një ndeshje që zgjati një orë e gjysmë.

Seti i parë ishte i lehtë për australianen që fitoi 6-3. Sfida u vështirësua disi në setin e dytë, pasi Barty nuk e pati aq të lehtë. Pas 56 minutash, ajo arriti të fitonte edhe setin e dytë 7-6 duke ngritur në qiell trofeun.

Kështu, “Australian Open” fitohet sërish nga një teniste australiane pas 44 vitesh. Ky është gjithashtu edhe trofeu i parë i “Australian Open” për Barty.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport amerikanen danielle rose collins australian open grand slam-in e “australian open” nuk do të marrë pjesë në “australian open” tenistes australiane ashleigh barty amerikanen danielle rose collins australian open grand slam-in e “australian open” nuk do të marrë pjesë në “australian open” tenistes australiane ashleigh barty

Sondazh

Poll