Sport

Jo vetëm Vlahovic, ultrasit e Fiorentinës sulmojnë presidentin: Je njëri pa b***

29 Janar 2022, 20:09 Nga DOSJA
Jo vetëm Vlahovic, ultrasit e Fiorentinës sulmojnë presidentin:

ITALI– “Curva Fiesole”, tifozët e Fiorentinës morën një qendërim të ashpër për shitjen e Dusan Vlahovic drejt Juventusit. Nuk është vetëm sulmuesi shënjestër e ultrave por edhe presidenti i Fiorentinës Rocco Commisso së bashku me bashkëpuntorin e tij Jore Barone.

“Si ka mundësi që ju e keni miratuar vendimin për të bërë biznes me ata që përfaqësojnë të keqen absolute të atij sistemi. Komplimente Baronit, që ju bindi duke ju thënë kushedi çfarë. Ju bëri që të pranonit një operacion që do ju sillte para, por që ju shpërfytyroi përpara një qyteti të tërë. Një qytet që ju ka mbështetur nëpër beteja dhe do ta bëjë dhe në të ardhmen. Jemi ndjerë tradhtuar dhe të lënë mënjanë.”

Ja një tjetër njeri pa bo*e, pa nder dhe respekt. Një tjetër lojtar që gëzoi dashurinë e tifozërisë, e shitët tek rivalët tanë. Por kemi një pyetje për personin tek i cili një komunitet i tërë i ka dhënë besim. Me çfarë të bindën që bëre diçka të tillë? Fitorja jonë më e madhe është që jemi tifozë të kësaj skuadre dhe kemi qenë me të në momentet më të vështira dhe do vazhdojmë të jemi.

President, tifozët kanë nevojë për ju. Jo vetëm ne , por një qytet i tërë po pret që ta kuptoni. Duam tu japim mesazhin e fundit ekipit sepse ata kanë rëndësi. Ne jemi me ju!”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport commiso fiorentina vlahovic commiso fiorentina vlahovic

Sondazh

Poll