Sport

VIDEO/ Kolumbia humbet dhe tifozët çmenden. Cuadrado: “Nuk është e drejtë”…

29 Janar 2022, 18:45 Nga DOSJA
VIDEO/ Kolumbia humbet dhe tifozët çmenden. Cuadrado: “Nuk

KOLUMBI – Natën mes të premtes dhe mengjesit të së shtunës, u zhvillua ndeshja kualifikuese për Botërorin mes Kolumbisë dhe Perusë. Vendasit, pavarësisht një formacioni të fortë në letër, u larguan të mposhtur nga fusha e lojës. Goli i fitores për Perunë e shënoi sulmuesi i DC United, Edison Flores, në minutën e 85-të, i cili shfrytëzoi një gabim të Ospinës.

Për Kolumbinë kjo ishte një humbje shumë e rëndë, duke qenë se tashmë trengjyrëshit janë në vendin e gjashtë në zonën e Amerikës së Jugut, përkohësisht jashtë kampionatit të ardhshëm botëror.

Katër të parët në renditje, në fakt, kualifikohen automatikisht ndërsa i pesti hyn në “play-off” ndërkontinental. Nga ana tjetër, me tre ndeshje para ende për t’u zhvilluar, situata në Kolumbi është e rëndë.

Për këtë tifozët, nuk kanë reaguar shumë mire, pas golit peruan. Në fakt, nga tribuna filloi një shi me shishe dhe kanaçe, të cilat rrezikuan lojtarët në fushë. Në fund të ndeshjes, lojtari i Juventusit, Juan Cuadrado tha:

“Jam i tronditur me reagimin e tifozëve. Si ata ashtu edhe ne, duam të shkojmë në Kupën e Botës. Mendoj se të gjithë duhet të jemi të bashkuar dhe të sigurtë. Nuk është e drejtë që ndaj lojtarëve të hidhen kanaçe, ose sende të tjera në fund të lojës”. Kolumbiani Cuadrado nuk bëri një ndeshje të keqe ndaj peruanëve, por u detyrua të dorëzohej përballë kundërshtarëve. Në fund mori edhe një “dush” të keq nga tifozët.

Në shtëpinë e Juventusit, Massimiliano Allegri mezi pret të përqafojë Cuadradon, thelbësor në skemat e Juventusit. Këtë sezon ai është tashmë me 4 gola, është një nga shtyllat e skuadrës. Me ardhjen e Vlahovicit, performanca e kolumbianit do të mund të përmirësohet edhe më shumë: tani që do të ketë një sulmues të fortë në zonën kundërshtare, krosimet e tij do të jenë edhe më të rrezikshme.

ESCÁNDALO EN COLOMBIA ??

Así se retiraba Reinaldo Rueda, entrenador de la Selección Colombia luego de la derrota con Perú por las Eliminatorias a #Qatar2022.

??Argentina será el próximo rival de la Selección de #Falcao, y lo vas a vivir en @lt3am680.

pic.twitter.com/jqPtVfm2PM

— Equipo 3 de LT3 ?? (@equipo3delt3) January 29, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport botërorin në “play-off” kundër rusisë cuadradon edison flores juventini juan cuadrado kolumbisë dhe perusë lojtari i juventusit në “play-off” në minutën e 85-të botërorin në “play-off” kundër rusisë cuadradon edison flores juventini juan cuadrado kolumbisë dhe perusë lojtari i juventusit në “play-off” në minutën e 85-të

Sondazh

Poll