Sport

Ceferin-Rama, takim të hënën. Axhenda: zgjedhjet në FSHF dhe Conference League…

29 Janar 2022, 18:37 Nga DOSJA
Ceferin-Rama, takim të hënën. Axhenda: zgjedhjet në FSHF dhe

TIRANE – Ditën e hënë, Aleksandër Ceferin, presidenti i UEFA-s do të mbërrijë në Tiranë për një takim kokë më kokë me Kryeministrin e vendit Edi Rama dhe presidentin e FSHF-së Armand Duka, në lidhje me situatën e fundit zgjedhore për organin e futbollit në vendin tonë.

Burime pranë Kryeministrisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, firmojnë për “Top Channel”, që numri 1 i qeverisë europiane të futbollit, UEFA, do të vizitojë këtë here në një vizitë ‘flash’ prej 3 orësh në kryeqytetin shqiptar për një situatë jo të këndshme, pasi veç çështjeve të zgjedhejve të FSHF-së do të ridiskutohet edhe zhvillimi i finales së madhe europiane të Conference League.

Në përgjigjen e fundit ndaj “Top Channel”, zyra e medias së UEFA-s konfirmuan se ngjarjet e fundit dhe sidomos eksplozivi në shtëpinë e presidentit Duka, kanë vendosur në pikëpyetje çështjen e sigurisë dhe për këtë arsye kërkohen rikonfirmime nga qeveria shqiptare për të organizuar këtë aktivitet madhor për UEFA-n, që për herë të parë do të zhvillojë finalen e këtij kompeticioni premier në kryeqytetin shqiptar dhe që prej disa muajsh po reklamohet kudo në Europë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “uefa europa conference league” aleksandër čeferin është jashtë conference league kryeministrin e vendit edi rama presidenti i uefa-s presidentin e fshf-së armand duka “uefa europa conference league” aleksandër čeferin është jashtë conference league kryeministrin e vendit edi rama presidenti i uefa-s presidentin e fshf-së armand duka

Sondazh

Poll