Sport

Caicedo te Interi: huazim deri në qershor 2022. Sot ka nisur aventurën e re zikaltër

29 Janar 2022, 16:31 Nga DOSJA

ITALI – “Mirëserdhe Felipe!”. Kështu Interi zyrtarizoi sot ardhjen e Caicedo në radhët e zikaltërve. Ish-sulmuesi i Lazios, i vlerësuar shumë nga Simone Inzaghi (i cili e njeh mirë), u mor hua nga Genoa për të kompletuar sulmin zikaltër deri në fund të sezonit.

Ja deklarata e klubit: “FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshje me Genoan për transferimin e futbollistit Felipe Salvador Caicedo Corozo. Sulmuesi ekuadorian arrin te zikaltrit në formë huazimi deri më 30 qershor 2022”. Numri i fanellës së zgjedhur është 88”.

Pas vizitave, nënshkrimit të kontratës dhe vizitës së shpejtë te “Appiano Gentile” dje, sot Caicedo ka punuar me bashkëlojtarët e rinj, gati për t’u vënë në dispozicion të trajnerit të ri (të vjetër) për ndeshjet e radhës, duke nisur nga derbi të shtunën e ardhshme.

“Jam shumë i emocionuar, dua të bëj mirë, së pari falënderoj trajnerin Inzaghi që bëri gjithçka për të më pasur këtu. Jam shumë i lumtur dhe mezi pres të filloj stërvitjen dhe të luaj me Interin, jam shumë krenar që të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim dhe të jem lojtari i parë ekuadorian këtu te Interi. Jam shumë i lumtur dhe pres të bëj mire,”- ishin fjalët e para të Caicedos, si interist.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport caicedo në radhët e zikaltërve formacioni i simone inzaghit interit të simone inzaghi ish-sulmuesi i lazios caicedo në radhët e zikaltërve formacioni i simone inzaghit interit të simone inzaghi ish-sulmuesi i lazios

Sondazh

Poll