Sport

Real Madrid, transformimi fizik i Gareth Bale shokon tifozët (FOTO)

29 Janar 2022, 17:28 Nga DOSJA
Real Madrid, transformimi fizik i Gareth Bale shokon tifozët (FOTO)

SPANJË-Gareth Bale nuk e ka veshur fanellën e Real Madrid në një ndeshje zyrtare që nga muaji gusht, por gjithsesi arrin të befasojë tifozët. Uellsiani ia del gjithmonë të përflitet dhe këtë herë tifozët janë fokusuar te masa e tij muskulore. 32-vjeçari në fakt në 6 muajt e fundit ka pësuar një transformim befasues që ka ngjallur shumë diskutime në Spanjë, por edhe më gjerë.

Bale publikoi një foto ku mban veshur fanellën e Real Madrid dhe tifozët vunë re një detaj. Në fakt, fiziku i Gareth Bale ka ndryshuar shumë në harkun e gjashtë muajve: “Si humbi Bale kaq shumë masë muskulore? Është vetëm gjashtë muaj diferencë”, shkruan dikush.

Por, pavarësisht se 32-vjeçari ka humbur mjaft masë muskulore në periudhën e fundit, tifozët e klubit spanjoll do të jenë të kënaqur të dinë se qendërsulmuesi është në formë të shkëlqyer. Madje, thuhet se ka shkëlqyer në testet fizike në stërvitjen e Realit. Këtë e ka bërë të ditur gazetari Edu Aguirre, i cili gjithashtu ka shtuar se asnjë lojtar nuk ka arritur standardet e uellsianit.

 

En qué momento Bale perdió tanta masa muscular? Solo 6 meses de diferencia pic.twitter.com/N1y248Xe04

— 7 (@Madr7dismo) January 27, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport gareth bale real madrid gareth bale real madrid

Sondazh

Poll