Sport

Juventusi, tani sytë te mesfushori Zakaria, por duhet të largojë Bentancur…

29 Janar 2022, 16:51 Nga DOSJA

ITALI – Pas rregullimit të sulmit me Dushan Vlahovic, Juventusi shpreson të forcojë edhe mesfushën që në janar të këtij viti. Bardhezinjtë janë seriozë për Denis Zakaria, mesfushori që do të përfundojë kontratën e tij me ‘Gladbach’.

Ideja është që zvicerani të sillet menjëherë në Torino, duke u paguar kompensim gjermanëve, në mënyrë që të shmanget mposhtja e një konkurrence shumë më të gjerë verën e ardhshme. Por, së pari, ata duhet të shesin Rodrigo Bentancur.

Mesfushori 25-vjeçar zviceran është ëndrra e madhe e Max Allegrit për këtë merkato. Në orët e fundit, klubi i Juventusit i ka bërë një ofertë klubit gjerman për marrjen e lojtarit, me të cilin është gjetur dakortësia. Mungon marrëveshja me Borussia Moenchengladbach, e cila për ta shitur menjëherë lojtari kërkon një shifër rreth 7/8 milionë.

Megjithatë, për t’u materializuar, operacioni duhet të kalojë përmes shitjes së Rodrigo Bentancur. Për mesfushorin uruguajan opsioni i Aston Villa është zhdukur, pasi ai nuk ka paraqitur asnjë ofertë të re, pas asaj 20 milionë plus 5 bonusit, të refuzuar nga bardhezinjtë. Nga ana tjetër, Tottenham mbetet në pistë, pasi ka marrë një “JO” të fortë për idenë e huazimit: oferta është ngritur në 30 milionë, me një pjesë të bonusit.

Nga ana tjetër, ai që i ka valixhet në dorë është Dejan Kulusevski. Spurs janë seriozë, marrëveshja për shifrën është gjetur (rreth 30 milionë), por jo ende formula: Spurs synojnë të drejtën e shpengimit, Juve kërkon detyrimin. Gjithsesi, një kompromis për mbylljen e operacionit mundet të gjendet.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bardhezinjte e juventusit denis zakaria dushan vlahovic juventusin e max allegrit rodrigo bentancur bardhezinjte e juventusit denis zakaria dushan vlahovic juventusin e max allegrit rodrigo bentancur

Sondazh

Poll