Sport

Frank Lampard në “pole-position” për pankinën e Evertonit. Të tjerët pas tij…

29 Janar 2022, 17:21 Nga DOSJA
Frank Lampard në “pole-position” për pankinën e

ANGLI – I lirë prej një viti, që nga shkarkimi i tij nga ‘blutë’ e Londrës, Frank Lampard është rrugës për të gjetur një punë në Premier League.

Sipas “The Telegraph”, tekniku 43-vjeçar i impresionoi bosët e Evertonit gjatë një interviste të dytë pune të enjten, e cila e bindi pronarin anglo-iranian Farhad Moshiri t’i ofronte atij vendin e punës.

Në konkurrencë me portugezin Vitor Pereira për të pasuar Rafael Benitez, i shkarkuar dhjetë ditë më parë, Lampard tani është favorit. Aq më tepër, që ai do të ishte edhe preferenca e tifozëve, ndryshe nga portugezi, në shënjestër të kritikave të shumta.

Një vendim duhet të merret këtë fundjavë. Në këtë ‘garë’ nuk do të shqetësojë Wayne Rooney, i cili drejton Derby County (D2) gjithashtu i anketuar. “Everton iu afrua agjentit tim dhe më kërkoi që të intervistohesha për këtë detyrë, por unë refuzova”,- tha ish-sulmuesi për “BBC”. – Ishte një vendim i vështirë. Do të jem një trajner i Premier League një ditë, por nuk mendoj se jam 100% gati për këtë”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bosët e evertonit frank lampard në futbollin anglez ndryshoi konformacionin e premier league premier league rafael benitez sezoni 2021-2022 do të jetë nr. 30 në historinë e premier league vitor pereira bosët e evertonit frank lampard në futbollin anglez ndryshoi konformacionin e premier league premier league rafael benitez sezoni 2021-2022 do të jetë nr. 30 në historinë e premier league vitor pereira

Sondazh

Poll