Sport

FSHF, Asambleja e Gjirokastrës vendos: Nesër do të zhvillohet sipas rregullave

29 Janar 2022, 17:18 Nga DOSJA
FSHF, Asambleja e Gjirokastrës vendos: Nesër do të zhvillohet

GJIROKASTËR-Sot ishte vendosur që të zhvillohej Asambleja e Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër, në të cilën do duhet të merrnin pjesë 9 delegatët e 8 anëtarëve të kësaj shoqate, por pas mbylljes së dyerve të stadiumit nga Bashkia Gjirokastër dhe presionit që ju u shtrua disa prej anëtarëve gjithçka u shty me 24 orë.

Për të folur në lidhje me mbledhjen e Asambles dhe problematikat e sotme për fshf.org ka folur Kryetari i Shoqatës, Sadik Sadikaj. “Kishim vendosur që më datë 29 janar 2022 të zhvillonim Asamblen e Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër në orën 13:00.

Kur shkuam te ambientet e stadiumit për të zhvilluar takimin tonë, Bashkia apo nuk di të them kush tjetër, kishin mbyllur gjithë dyert. Sicc e parashikon edhe statuti, ne vendosëm që ta zhvillojmë Asamblen brenda 24 orëve në ambientet e Hotel One në orën 10:00”, përfundoi Sadikaj. Ditën e sotme pas presioneve të shumta të shkaktuara nga politika qendrore dhe ajo lokale nuk u zhvilluan punimet e Asambles së SHRF Gjirokastër.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport asambleja fshf gjirokaster asambleja fshf gjirokaster

Sondazh

Poll