Politike

Zgjedhjet e 6 marsit, Partia Demokristiane regjistrohet si pjesëmarrëse në KQZ

29 Janar 2022, 10:33 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 6 marsit, Partia Demokristiane regjistrohet si

TIRANË – Partia Demokristiane e Shqipërisë është subjekti tjetër zgjedhor që do të konkurojë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit për 6 bashkitë e vendit. PDK është regjistruar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të garuar në procesin e 6 marsit.

Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Fryma e Re Demokratike janë forcat e tjera politike që kanë siguruar pjesëmarrjen në procesin zgjedhor që do të mbahet në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnje, Rrogozhinë dhe Vorë.

Partia Socialiste përzgjedh 5 kandidatë, ende nuk është vendosur për Lushnjen

Dje PS konfirmoi 5 kandidatët e saj në 5 bashki, ndërsa ende nuk është vendosur se cili do të jetë kandidati/kandidatja që do përfaqësojë mazhorancën socialiste në 6 mars në Lushnje. Emri i parë që u zyrtarizua ishte ai i Emirjana Sakos. Damian Gjiknuri, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste tha se Sako, kryetarja e komanduar për Bashkinë e Durrrësit do të jetë kandidatja e PD-së për 6 marsin. Sako u komandua në krye të Durrësit pasi Valbona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Shkodrën e konfirmoi Edona Bilali. Menjeherë pas Gjiknurit, Bilali tha se Majlinda Angoni që aktualisht mban pozicionin e prefektes së qarkut, do të jetë emri që do të garojë për këtë bashki. Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit.

Për Bashkinë Dibër është propozuar emri i Rrahim Spahiut, jashtë radhëve të politikës. Ishte Ulsi Manja, ai që tha se Spahiu, 55 vjeç një menaxher, njeri me vizion e me karrierë të gjatë në administratën publike e atë bankare do të garojë për Bashkinë e Dibrës. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi ish-kryebashkiaku Dionis Imeraj dha dorëheqjen për tu bërë deputet. Në vendin e tij u komandua Shkëlqim Murrja. Edhe Rrogozhina, njësoj si Durrësi, vjen pa supriza. Edison Memolla, i komanduari në krye të kësaj bashkie pasi Haxhi Memolla ndërroi jetë do të jetë përfaqësuesi i PS-së, deklaroi drejtuesi politik për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit dha edhe emrin e kandidatit për bashkinë e Vorës që do të jetë psikologu Blerim Shera.

Emrat që përfliten për PD e Komisionin e Rithemelimit të PD

Një prej të propozuarve për të kandiduar si kryetar bashkie në Shkodër nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, Ardit Qylybyli është tërhequr nga gara. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se ka zgjedhur që mos të marrë pjesë në garën primare të djelën. Për Bashkinë Lushnje nga kampi demokrat i Lulzim Bashës po diskutohen emrat e Elton Banos dhe Darien Xhindolit. Kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që në Durrës të përfaqësohet nga Luan Hoti. Në të njëjtën zonë, Komisioni për Rithemelimin e PD-së ka nxjerrë si kandidat Ardian Mukën. Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka zyrtarizuar katër kandidatët për kryetar bashkie në Lushnje. Ka qenë Klevis Balliu, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD ai që ka shpallur emrat, pasi anëtarësia e PD në Lushnje do të votojë të dielën për primaret, ku do të zgjidhet kandidati për kryetar bashkie. Ata janë: Arben Zajmi, Jurist-Ekonomist; Elton Bano, Jurist; Eurion Iliazi, Mësues; Indrit Qerimi, Mësues.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike pdk zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 pdk zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll