Politike

Salianji: Kam marrë shumë SMS, kryebashkiaku i Pogradecit mbajti peng votuesin

28 Janar 2022, 21:20 Nga DOSJA
Salianji: Kam marrë shumë SMS, kryebashkiaku i Pogradecit mbajti peng

TIRANË– Ervin Salianji, deputeti i Partisë Demokratike ka denoncuar një ngjarje që sipas tij ka ndodhur sot në Korçë. I ftuar në “Zonë e Lirë”, Salianji tha se sot në Korçë po zhvilloheshin zgjedhjet rajonae të FSHF-dhe se ai ka marrë shumë mesazhe për një pengmarrje.

Sipas demokratit, një votues është marrë peng nga kryebashkiaku, është mbajtur në makinë dhe është dërguar në vendin ku zhvilloheshin zgjedhjet që personi në fjalë të votonte emrin që i ishte diktuar. 

“Sot, e dini sa mesazhe kam pasur sot, sepse ishin zgjedhjet në Korçë. Kryetari i Bashkisë së Pogradecit kishte marrë njërin nga këta që votonte dhe i kishte thënë ‘do të të çoj unë aty që të votosh’. Është pengmarrje kjo, e ka sjellë vërdallë dhe e ka çuar të votojë,”- tha Salianji. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ervin salianji ervin salianji

Sondazh

Poll