Sport

Teuta bën goditjen BIG! Firmos me ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare

29 Janar 2022, 11:44 Nga DOSJA
Teuta bën goditjen BIG! Firmos me ish-mesfushorin e Kombëtares

DURRËS-Edhe pak ditë dhe ethet e lëvizjeve të merkatos së janarit do të përfundojnë. Lëvizje të rëndësishme, shumë qarkullime e ndonjë rikthim në kampionatin shqiptar si ai i Jahmir Hykës. Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare është zyrtarisht futbollist i Teutës.

Klubi durrsak e ka konfirmuar në rrjetet sociale afrimin më të fundit. Lojtari është prezantuar në ambientet e “Stadiumit Niko Dovana” dhe ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me skuadrën durrsake.

Një mungesë pothuajse 12-vjeçare, ishte sezoni 2010-2011 kur mesfushori i majtë ishte pjesë e Tiranës e më pas karriera e tij kaloi mes Zvicrës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Kinës. Një afrim me peshë duke parë kualitetet që disponon 33-vjeçari por edhe sepse do ti japë një dorë objektivave të Teutës siç është pjesëmarrja në Kupat e Europës.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport hyka teuta hyka teuta

Sondazh

Poll