Sport

Cristiano Ronaldo tregon anën e tij të “rreptë” si prind, ja si sillet me të birin!

29 Janar 2022, 12:16 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo tregon anën e tij të “rreptë” si

DUBAI  – Cristiano Ronaldo njihet si një “diktator” jo vetëm për veten e tij apo shokët e skuadrës, por edhe për fëmijët. Në një intervistë të fundit që ka dhënë nga Dubai ylli portugez zbulon kërkesat dhe ato që i ka ndaluar të birit.

“Mund t’ju jap një shembull, Cristiano është djali im i madh, 12 vjeç. Sa herë më kërkon të ketë celularin e tij, unë i përgjigjem se ka ende kohë.

Në një intervistë të shkurtër, të realizuar nga Marjan Faraidooni, ndërsa u mirëprit me thirrje dhe brohoritje nga fansat e shumtë të pranishëm, Ronaldo ka folur edhe për teknologjinë, ndër të tjera, duke dhënë këshilla për të vegjlit:

“Duhet të përfitojmë nga teknologjia, por të mos jemi të fiksuar pas saj. Celularin ua jap për pak kohë fëmijëve, jo gjithmonë”.

Më herët, ylli portugez ka shpjeguar se irritohet kur djali i tij pi pije energjike: “Do të shohim nëse djali im do të bëhet futbollist i mirë. Ndonjëherë pi pije energjike dhe ha patatina, kjo me zemëron dhe ai e di këtë.

Ndonjëherë i kërkoj të qëndrojë në ujë të ftohtë pas një vrapimi dhe ai më thotë: Babi, është shumë ftohtë këtu. Gjithmonë i them se i duhet punë dhe dedikim që të këtë sukses.

Nuk do t’i bëj presion që të bëhet futbollist, por do të doja. Gjëja më e rëndësishme është të jetë më i miri, kudo që të jetë: në futboll, mjekësi apo gjetkë”.

B.T (Dosja.al)    

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #manchesterunited cr7 dubai ronaldo #manchesterunited cr7 dubai ronaldo

Sondazh

Poll