Sport

Klubet e Superiores thirrje politikës: “Boll me shantazhe e presione…”

29 Janar 2022, 13:15 Nga DOSJA

TIRANE – Ngjarja e shëmtuar në shtëpinë e presidentit të FSHF-s Armand Duka mbrëmjen e 24 janarit ka shokuar mbi të gjithë komunitetin e futbollit i cili mbështet dhe solidarizsohet me presidentin në përpjekje për të zbardhur dhe harruar sa më shpejtë këtë akt kriminal.

Ditën e shtunë në prag të javës së 18 të Abissnet Superiroes janë tre skuadrat e kësaj kategorie, Kukësi, Kastrioti dhe Skëndërberu që në rrjetet e tyre sociale kanë publikuar mesazhin mbështetës ndaj FSHF-së, presidentit.

Gjithashtu i kanë kërkuar organeve kompetente mbështetjen dhe zbardhjen sa më shpejtë të kësaj ngjarjeje për të vënë përpara drejtësisë autorin dhe për të hetuar gjithcka ka ndodhur.

Nga ana tjetër nuk ka munguar edhe thirrja ndaj politikës, qeverisë dhe eksponentëve të sajë për të ndalur shantazhet dhe presionet ndaj aktorëve dhe delegatëve pjesmarrës në procesin zgjedhorë rajonal. Në të njëjtën kohë i kërkojnë asaj edhe tërheqjen nga këto ndërhyrje që nuk cojnë askund, për të lënë vetë komunitetin sportiv dhe futbollistik që të zgjedhë organet drejtuese në pavarësi të plotë, për 4 vjecarin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #abissnet superiore #kampionati shqiptar #armandduka fshf kastrioti kukesi skenderbeu #abissnet superiore #kampionati shqiptar #armandduka fshf kastrioti kukesi skenderbeu

Sondazh

Poll