Sport

Bashkia Gjirokastrës mbyll stadiumin në prag të Asamblesë së Shoqatës Rajonale

29 Janar 2022, 11:16 Nga DOSJA

GJIROKASTER – Nuk kanë të ndalur ҫuditë dhe sjelljet qesharake të institucioneve shtetërore në procesin zgjedhor, që po zhvillojnë shoqatat rajonale në kuadër të zgjedhjeve për organet e reja drejtuese të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Vetëm dy orë përpara orarit zyrtar të fillimit të Asamblesë së Shoqatës Rajonale të Futbollit në Gjirokastër, Bashkia e këtij qyteti ka vendosur të mbyllë dyert e stadiumit “Luftëtari”.

Përtej konfirmimit dhe dakortësisë së dhënë pak ditë më parë, për ta zhvilluar këtë Asamble në shtëpinë e futbollit gjirokastrit, sot gjithҫka në mënyrë “të papritur” u ndryshua dhe u vendos të mbyllen dyert, me pretendimin qesharak se nuk kanë njoftim në lidhje me këtë Asamble.

Prej ditësh anëtarët e futbollit në Shoqatën Rajonale të Futbollit të Gjirokastrës janë gjendur në presion të vazhdueshëm nga bota politike dhe disa prej tyre janë larguar edhe nga puna, me arsyetimin se kanë mbajtur krahun e futbollit. Tentativat kanë qënë të vazhdueshme në forma nga më të ndryshme ndaj anëtarëve për të minuar këtë proces të zakonshëm zgjedhor.

Përtej dëshirës së shprehur nga institucionet shtetërore për të dështuar Asamblenë e SHRF në Gjirokastër, ne besojmë se futbolli ashtu si edhe në shumë qytete do të arrijë t’i japë përgjigjen më të mirë politikës, njofton zyra e shtypit në FSHF.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport asambleja e jashtezakonshme e fshf asamblete e komitetit olimpik në kuadër të zgjedhjeve shoqatat rajonale shoqatën rajonale të futbollit të gjirokastrës asambleja e jashtezakonshme e fshf asamblete e komitetit olimpik në kuadër të zgjedhjeve shoqatat rajonale shoqatën rajonale të futbollit të gjirokastrës

Sondazh

Poll